Auto&Tech
81% e personave që kanë punuar nga shtëpia nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë
Demokracia
14:37 | 26 Mars 2021

Share:

Një studim nga Harvard Business School ka zbuluar se 81% e personave që kanë punuar në shtëpi për shkak të pandemisë nuk duan të rikthehen në zyra.

Në këtë studim morën pjesë 1 mijë e 500 persona, ku 27% e tyre shpresojnë të vazhdojnë të punojnë në këtë mënyrë për një kohë të pacaktuar, ndërsa 61% do të preferonin një miksim midis punës në shtëpi dhe në zyrë dy ose tre ditë në javë.

Vetëm 18% e personave të anketuar preferonin të riktheheshin në zyra full time, ku shumica prej tyre ishin persona të martuar.

“Ndërkohë që ne po përgatitemi për t’u rikthyer normalisht në zyra, shumica e punonjësve nuk e duan këtë. Ata kërkojnë fleksibilitet nga punonjësit e tyre për të krijuar një balancë të re shtëpi / punë, ndryshe nga normalja.” tha drejtuesi ekzekutiv i Harvard Business School në një deklaratë.

Para se të rikthehen në zyrë, 51% e të anketuarve thanë se kërkojnë të jenë të vaksinuar, ndërkohë që 71% do të preferonin të prisnin deri sa i gjithë stafi të jetë vaksinuar. Më shumë se gjysma e personave në studim kërkojnë që në zyra të zbatohet masat e parandalimit të COVID-19 si ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës në ambientet e zyrave.

Të ngjashme