Lajme
80 vjeçarja largohet nga Ukraina: Nuk ka më asgjë për mua këtu
Demokracia
22:45 | 05 Mars 2022

Share:

Mijëra ukrainas hypin në trena dhe autobusë në stacionin e Lvivit, për t’u larguar nga vendi i tyre, ku po zhvillohet lufta.

Një 80 vjeçare, e quajtur Halyna po ikën e vetme në Poloni.

Ajo është një grua e pastrehë e cila deri më tani ka jetuar rreth stacionit të Lvivit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka më asgjë për mua këtu. Kudo do të ishte më mirë se në Ukrainë”, tha ajo.

Të ngjashme