Lajme
8 të vdekur dhe 793 persona të infektuar me COVID-19
Demokracia
15:02 | 21 Mars 2021

Share:

793 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa kanë vdekur tetë të tjerë.

IKSHPK përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive, përcjell Demokracia.com.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342./Demokracia/
Raporti i plotë i IKSHPK-së:

352 TË SHËRUAR DHE 793 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, March 21, 2021

Të ngjashme