Lajme
8 të vdekur dhe 553 raste me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
15:06 | 16 Mars 2021

Share:

Tetë persona kanë vdekur dhe 553 të tjerë kanë dalë pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK përmes një komunikate për media.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Prizren 32 raste, Lipjan 28 raste, Podujevë 25 raste, Vushtrri 23 raste, Gjilan 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Obiliq 19 raste, Klinë 9 raste, Pejë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Rahovec 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Skenderaj dhe Viti 1./Demokracia/

534 TË SHËRUAR DHE 553 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, March 16, 2021

 

Të ngjashme