Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 8 raste të dhunës në familje.
Dje rreth orës 16:00 një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa e dëmtuara ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është intervistuar dhe është liruar me procedurë të rregullt.
“Graqanicë, 04.04.2021-16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj kosovar, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë. Ankuesja nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një burrë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht villain e tij.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Prishtinë, 05.04.2021-20:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari përveç sulmit kishte thyer edhe një xham të derës së shtëpisë i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rreth orës 00:00 në Prishtinë një burrë ka sulmuar gruan e tij. Viktimës i është ofruar ndihmës mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Prishtinë, 06.04.2021 – 00:10. I dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar gruan dhe djalin e tij. Viktimave ju është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe e urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Dje rreth orës 12:00 në Gjilan një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Me rastin është njoftuar prokurori dhe I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 04.04.2021 – 12:00. Viktima femër kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (djali i saj) i mitur mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbrëmë rreth orës 20:00 është arrestuar një burrë, pasi që I njëjti ka sulmuar gruan dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Shtërpce, 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe motrën e saj të dyja kosovare. Si pasoj e rastit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Në Prizren dje rreth orës 16:00 është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti ka kërcënuar motrën dhe nënën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dërguari është dërguar në mbajtje.
“Prizren, 04.04.2021 – 16:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka kanosur dy viktimat femra kosovare (nënën dhe motrën e tij). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Dje rreth orës 14:00 një burrë ka sulmuar fizikisht nipin e tij, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte marrë lëndime të lehta trupore. Nuk ka të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Prizren, 05.04.2021 – 14:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte një mosmarrëveshje me nipin e tij viktimën mashkull kosovar , të njëjtin e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Dje rreth orës 18:00 një burrë ka tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Zubin Potok, 05.04.2021 – 18:00. I dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike dhe ka tentuar të ushtroj dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tij. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 ore. Rasti nën hetim./Demokracia/