Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dje raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik rreth gjendjes me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa raste të reja të të infektuarve janë shënuar 1.197.
Gjithnjë sipas raportit, brenda ditës janë shëruar 1.030 qytetarë ndërsa raste aktive janë 8.004.