Lajme
79 vjeçare por ukrainasja me AK-47 në duar në pritje të Rusisë
Demokracia
17:20 | 14 Shkurt 2022

Share:

Një e moshuar 79 vjeçare nga Ukraina është bërë ‘burim i frymëzimit’ sesi mbrohet atdheu. E përcjellur nga afër nga trupat mbrojtëse ukrainase, Valentyna Konstantynovska po ushtrohet sesi ta përdorë kallashnikovin e famshëm AK-47 në rast të sulmit nga Rusia.

Derisa ukrainasit e kanë cilësuar si ‘herionë’ për shkak të gatishmërisë së saj për të marrë pjesë në ushtrime, fqinjët e saj e konsiderojnë atë si ‘shembull për popullin ukrainas’.

Valentyna Konstantynovska është një nga shumë civilët ukrainas që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre në rast se Rusia sulmon Ukrainën.

Fotografitë janë postuar në tabloidin britanik, Daily Mail dhe janë shpërndarë në rrjtetet sociale në kohën kur po rritet gjithnjë e më shumë rreziku për fillimin e një luftë në mes Ukrainës dhe Rusisë, me këtë të fundit që synon ndaljen e anëtarësimit të shtetit të Ukrainës në NATO.

Të ngjashme