Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 783 gjoba, për mosrespektimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 1103 tiketa trafiku, derisa janë arrestuar nëntë persona dhe tetë të tjerë janë dërguar në mbajtje, përcjell Demokracia.com.
Në njoftimin e policisë thuhet se kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 me dëme materiale./Demokracia