Lajme
775 gjoba për qytetarët që nuk respektuan ligjin antiCOVID
Demokracia
09:28 | 11 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 775 qytetarë për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19, gjatë 24 orëve.

Policia ka gjobitur qytetarët bazuar në ligjin antiCOVID-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të koronaviruasit, shkruan Demokracia.com

Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 35 euro.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 97 mijë e 467 raste nga 471 mijë e 4 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 976 raste të vdekjes.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81 mijë e 561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 930.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës  nga data 7 prill ka venosur masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19./Demorkacia.com/

Të ngjashme