ShowBiz
Cody Simpson flet për herë të parë për lidhjen me Miley Cyrus
Demokracia
20:20 | 01 Qershor 2021

Share:

Cody Simpson foli për herë të parë për romancën e tij me Miley Cyrus, duke e quajtur marrëdhënien, “vetëm një fazë”.

“Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht,” tha Simpson gjatë një interviste për australianen “60 Minutes”, duke iu referuar ndarjes së çiftit në gushtin e vitit të kaluar. “Ishte vetëm një nga ato fazat, mendoj. Është diçka që e kalon dhe mëson shumë prej saj.”

Cyrus, 28 vjeçe, u lidh për herë të parë me këngëtarin australian 24-vjeçar, në tetor të 2019-ës pas ndarjes së saj nga Kaitlynn Carter. Këngëtarja ishte ndarë gjithashtu nga partneri i saj prej 10 vjetësh, Liam Hemsworth, në gusht të atij viti.

Simpson shpjegoi gjithashtu se si filloi marrëdhënia e tij me Cyrus, duke zbuluar se ishte një tranzicion i qetë nga miq në të dashur.

“Unë e kam njohur atë prej një kohe të gjatë,” tha Simpson, duke shtuar, “Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë me shumë miq të përbashkët, në të qenit të dashur për një kohë.”

Pas ndarjes, Cyrus foli për ndarjen e saj nga Simpson gjatë një Instagram Live.

“Dy gjysma nuk mund të bëjnë një të tërë dhe ne po punojmë individualisht vetëm për veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë në këtë moshë”, -tha Cyrus në atë kohë. “Ne kemi qenë miq për 10 vjet dhe do të vazhdojmë të jemi miq, kështu që thjesht mos spekuloni për gjëra të pavërteta.”

Para Cyrus, Simpson ka qenë në një lidhje me supermodelen Gigi Hadid për rreth dy vjet para se të ndaheshin në vitin 2015. Ai gjithashtu ishte i lidhur shkurtimisht me Kylie Jenner dhe Bella Thorne në 2011-ën, para se të lidhej me Hadid

Të ngjashme