Lajme
740 euro për një derë shkolle në Podujevë – Opozita akuzon komunën për keqpërdorime
Demokracia
14:49 | 27 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi vitin e kaluar kishte nënshkruar kontratë për ‘Furnizimin dhe vendosjen e dyerve’ në shkollat e kësaj komune. E hiç më pak se 740 euro Komunës i ka kushtuar vetëm një derë e tillë. Por sa kushton në treg një derë e këtij lloji?

Komuna e Podujevës me datën 28 shtator të vitit 2022 kishte nënshkruar kontratën për “Përmirimin e infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollave”. Pjesë e kësaj kontrate është edhe “Furnizimi dhe vendosja e dyerve”.

Vlera e parashikuar e komplet kontratës thuhet se ka qenë 100.000.00 euro.

Por, në këtë kontratë është llogaritur që demontimi deri në deponi, furnizimi dhe montimi i një dere në shkollë ka kushtuar hiç më pak se 740 euro.

Demontimi i dyerve ekzistuese dhe bartja e tyre deri në deponinë që e cakton AK, ka kushtuar 30 euro.

Demontimi i dyerve ekzistuese dhe rivendosja e tyre në kthinat ku e cakton AK. Në llogari thuhet se hynë edhe përpunimi final i kornizave të mureve me të gjitha shtresat, edhe kjo ka kushtuar 30 euro.

Ndërsa furnizimi dhe montimi i dyerve nga materiali i drurit me ndriqim ka kushtuar plot 650 euro. Duke shkuar çmimi final për një derë në 740 euro.

Sa kushton në treg një derë e këtij lloji?

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Valon Demolli tha për Insajderin se është një shumë shumë e madhe e keqpërdorur. Tutje ai shtoi se e ka hulumtuar tregun dhe një derë e tillë mund të blihet me 180 euro, mos ndoshta edhe më pak se 180 euro.

“Çmimi real në treg për një derë të tillë është 180€, pra dallimi në çmim është 560€ vetëm për një derë”, ka thënë Demolli.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Komunën e Podujevës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjje.

Të ngjashme