Lajme
74 vjeçari ngacmon seksualisht një të mitur 12 vjeçare në Podujevë
Demokracia
10:14 | 09 Mars 2024

Share:

Një person është arrestuar gjatë të premtes nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

I dyshuari është mbi 70 vjeç dhe banor në fshatin Llapashticë të Komunës së Podujevës.

I moshuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12 vjeçare në rrugën “Zahir Pajaziti”, dhe se viktima është dashur që të marrë edhe trajtim mjekësor.

Kjo u konfirmua edhe nga ana e Policisë së Kosovës, ku kanë bërë të ditur se me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme