Lajme
73 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë
Demokracia
08:57 | 01 Shkurt 2021

Share:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 73 pacientë të infektuar me COVID-19, prej tyre 55 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“73 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 55 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit, shkruan Demokracia.com

Gjatë ditëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 463 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Demokracia.com

Të ngjashme