72 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), shkruan Demokracia.com
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Nga Spitali i Pejës njoftuan po ashtu se janë kryer 3 lindje gjatë ditës së djeshme, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 223 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,168 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione./Demokracia.com