Lajme
71-vjeçari vdes aksidentalisht në Mushtisht të Suharekës
Demokracia
23:16 | 10 Dhjetor 2023

Share:

R.B. 71 vjeç ka vdekur aksidentalisht sot në Mushtisht të Suharekës, pasi ka rënë nga një pemë, prej lartësisë 2-3 metra.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi për Express.

“Lidhur me rastin është hapur rast vdekje aksidentale. Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha ai.

Të ngjashme