Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 71 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit të spitalit 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa 3 Pacientë janë shëruar, shkruan Demokracia.com
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dytë të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu 259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997 analiza ndërsa janë kryer 9 operacione./Demokracia.com