Një person i moshës rreth 70 vjeç ka vdekur sot në Prishtinë-Podujevë, më konkretisht në një motel.
Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agon Borovci.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Borovci.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë derisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes./Demokracia.com/