Lajme
70 milionë euro për energjinë, qeveria kalon mbështetjen buxhetore për KESH-in
Demokracia
16:54 | 20 Gusht 2022

Share:

Qeveria shqiptare i ka kaluar një fond me vlerë 70 milionë euro Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të siguruar energjinë në muajin gusht.

Çmimet e energjisë në bursa kanë arritur në nivelet më të larta të këtij viti, duke kapur një vlerë mesatare prej 500 euro për megavat orë dhe mbi 600 euro në periudhën e pikut të kërkesës.

KESh është detyruar që të anulojë dy herë procedurën për blerjen e energjisë elektrike gjatë javës së fundit, për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Korporata arriti të blinte 7.6 milionë euro energji elektrike për dy ditët e fundjavës 20 dhe 21 gusht me një çmim 488 euro për megavat orë, por anuloi kërkesën për të marrë një sasi 47.600 megavat orë për 10 ditët e fundit të muajit.

Kjo sasi do t’i kushtonte KESh një faturë prej 23 milionë eurosh.

Vetëm për muajt e verës kostot për importin e energjisë kapën vlerën e 150 milionë eurove, ndërsa rezerva hidrike është përgjysmuar.

Aktualisht në basenin e Fierzës sasia e energjisë që mund të prodhohet është 678 megavat orë, e mjaftueshme për 40 ditë furnizim me energji elektrike.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024