Sport
7 vjet nga ndeshja që hapi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës
Demokracia
20:49 | 05 Mars 2021

Share:

Në historinë e re të popullit tonë muaji marsi ka shënuar kthesa të mëdha dhe data të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.

Një e tillë pa dyshim është edhe 5 marsi i vitit 2014, kur u zhvillua miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Haitit, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin e padrejtë prej më shumë se dy dekadash.

Ndeshja u mbyll me rezultat 0:0, por festa në stadium ishte e jashtëzakonshme.

Më poshtë gjeni formacionin zyrtar të asaj ndeshjeje. /Demokracia.com

Të ngjashme