Ekzistojnë mënyra të shumta për të përmirësuar rritjen e qerpikëve tuaj: ju mund të përdorni vajra esencialë, të masazhoni qepallat dhe t’i lini qërpikët të pushojnë nga grimi
Por mënyra më e lehtë për t’i përmirësuar ata është të kujdeseni në ushqimin tuaj. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të hani ushqime të shëndetshme dhe të shijshme që do të përfitojnë, jo vetëm qerpikët tuaj, por tërë trupi juaj.
Këto janë ushqimet që përmbajnë vitamina që do të bëjnë qerpikët tuaj të rriten.
Vezët
Vezët kanë shumë proteina.
Flokët dhe qerpikët përbëhen nga keratina. Ushqimet që janë të pasura me proteina ndihmojnë trupin tuaj të marrë sasinë e duhur të aminoacideve për të prodhuar keratinë. Do t’i bëjë qerpikët tuaj më të fortë dhe më të gjatë.
Salmoni
Salmoni është një burim i acideve yndyrore Omega-3, vitaminës D dhe vitaminave B.
Acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë qerpikët tuaj kundër thyerjes, dhe të mos bëhen të brishtë dhe të mos bien. Vitamina D dhe vitaminat B ndihmojnë në rritjen e qerpikëve.
Arrat
Arrat furnizojnë trupin tuaj me acide Omega-3 dhe vitaminë E.
Acidet yndyrore së bashku me vitaminën E transportojnë gjak dhe oksigjen në gjëndrat e qimeve. Ajo rrit rrjedhjen e gjakut dhe forcon gjëndrat e flokëve. Ndihmon për të mbajtur qerpikët tuaj në vend për më gjatë dhe i inkurajon ata të rriten më shpejt.
Frutat dhe perimet
Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C.
Këto vitamina ndihmojnë në rritjen e qerpikëve dhe nga prodhimin e kolagjenit. Lëkura e frutave dhe perimeve përmban silicë, një mineral thelbësor që ndihmon qerpikët tuaj të bëhen të gjatë dhe të shëndetshëm.
Kërpudhat
Kërpudhat janë një burim i vlefshëm i vitaminës B3.
Ato përmirësojnë qarkullimin tuaj të gjakut dhe ndihmojnë në prodhimin e keratinës. Vitamina B3 stimulon rritjen e qerpikëve dhe eliminon qerpikët e thatë dhe të brishtë. Ndihmon në riprodhimin qelizor dhe parandalon rënien e qerpikëve tuaj.
Fasulet
Fasulet përmbajnë vitaminë H dhe acid folik.
Vitamina H rrit rrjedhën e gjakut në gjëndrat tuaja të qimeve, i bën qerpikët tuaj të duken më të trashë dhe parandalon tharjen dhe rënien e tyre. Ndihmon trupin tuaj të thithë aminoacidet dhe yndyrnat që janë thelbësore për qerpikët e shëndetshëm. Acidi folik parandalon që qerpikët tuaj të bëhen të brishtë.
Drithërat
Drithërat janë të pasura me vitaminë B6 dhe hekur.
Vitamina B6 stimulon prodhimin e melaninës – pigmentin që u jep ngjyrën qerpikëve tuaj. Hekuri ruhet në gjëndrat e qimeve dhe parandalon që qerpikët tuaj të dobësohen dhe të mos bien. /Demokracia.com/