ShowBiz
7 seriale televizive me efekt terapeutik
Demokracia
18:15 | 23 Prill 2024

Share:

Ka raste kur nuk e ndezim televizorin ose kompjuterin për të gjetur diçka të re ose për të parë publikimet më të fundit, por për të parë serialin tonë të rehatisë.

Anglo saksonët kanë një term që e quajnë “shfaqje komforti”.

Ky term u referohet atyre programeve, përgjithësisht serialeve televizive, të cilave u drejtohemi në momente të vështira për të gjetur rehati ose thjesht gëzim. Janë ata që na bëjnë të qeshim me të njëjtat shaka, na bëjnë të qetësohemi përmes personazheve që kemi mësuar të duam, që na qetësojnë falë fuqisë terapeutike të nostalgjisë.

Nuk ka rëndësi sa herë i kemi parë, janë në gjendje të na bëjnë të ndihemi si në shtëpinë tonë, të përkëdhelur dhe të mirëpritur.

Jessi Gold, një psikiatër dhe psikolog i mirëqenies për sistemin e Universitetit të Tenesit, shpjegoi për Wondermind se nuk është aq e thjeshtë sa të thuash: ‘Oh, kjo është diçka që të sjellë lumturi të madhe kur e shikon ndërkohë që je i trishtuar.’ Në vend të kësaj, ‘rehatia’ është një lloj qëndrimi për atë që shpresoni të përfitoni nga koha juaj para televizorit dhe kjo mund të ndryshojë shumë nga personi në person. Ndoshta ju dëshironi një arratisje bindëse nga bota përreth jush ose ndoshta dëshironi të gëzoni veten, të qetësoheni ose të mbështeteni në trishtimin tuaj.

Lloji i shfaqjes që të bën të ndihesh rehat ndryshon nga personi në person: për disa mund të jetë një emision talentesh gatimi, për të tjerë mund të marrë formën e një komedie romantike, një sitcom ose serialin e tyre të preferuar me detektivë. E përbashkëta e të gjithave, pavarësisht nga tema, është se ato punojnë si mjete për t’i shpëtuar realitetit, duke na dhënë një ndjenjë qetësie.

Fuqia terapeutike e nostalgjisë

Një faktor që e kthen një program në një shfaqje rehatie është nostalgjia. Kjo ka të bëjë si me programet e fëmijërisë, ashtu edhe me ato të ndjekura gjatë një periudhe në të cilën ato përfaqësonin një burim lehtësimi ose gëzimi dhe për këtë arsye ato mund të lidhen automatikisht me kujtime të mira dhe periudha shumë të ndryshme të jetës.

Nostalgjia është një ndjenjë e thellë dhe megjithëse shpesh shoqërohet me një ndjenjë melankolie ose trishtimi për të kaluarën, ajo në fakt mund të luajë një rol pozitiv në mirëqenien tonë emocionale.

Nostalgjia gjithashtu mund të nxisë mirënjohjen.

Po cilët janë këto seriale?

Mes tyre janë seriali ‘Gilmore Girls’, ‘The office’, ‘Friends’, ‘Buffy’, ‘New Girl’, ‘Scrubs’, ‘The Sopranos’.

Të ngjashme