Lajme
7 raste të dhunës në familje brenda ditës, 5 prej tyre në Prishtinë
Demokracia
09:21 | 05 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar shtatë raste të dhunës në familje në tërë vendin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të dhunës në familje, ku pesë prej tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, shumica e viktimave janë gra.

Më poshtë ju sjellim njoftimet e plota të Policisë së Kosovës për secilin rast:

DHUNË FAMILJARE

Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 01:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Lipjan, 04.05.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë, 04.05.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë, 03.05.2022 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë, 03.05.2022 – 19:00. Lidhur me rastin, më 04.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Prizren, 04.05.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur deri në këndellje, e më pas të intervistohet.

Prizren, 04.05.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj vëllait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme