Lajme
7 marsi, Haradinaj uron mësuesit me poezi nga Naim Frashëri
Demokracia
11:18 | 07 Mars 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.

Dita e Mësuesit shënohet sot më 7 mars, si ngjarja më e rëndësishme për arsimin shqiptar.

E urimin për këtë ditë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai përmes një poezie, nga poeti i njohur shqiptar Naim Frashëri i ka uruar të gjithë mësimdhënësit shqiptarë, përcjell Demokracia.com.

“Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënës dhe edukatorë shqiptarë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu i ka kujtuar mësuesit e tij dhe gjithë mësuesit, të cilët sakrifikuan gjithçka për edukimin e brezave të kombit shqiptar.

“Kujtoj veçanërisht mësuesit e mi dhe të gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për edukimin e kombit tonë,” shkroi Haradinaj.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Lumja ti moj Korç’ o lule!

Q’i le pas shoqet e tua

Si trimi në ball u sule,

Ta paçim për jetë hua

Të nderuar mësimdhënës!

Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënës dhe edukatorë shqiptarë.

Dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej momenteve që shënuan kthesën vendimtare në përpjekjet tona për dije, dinjitet dhe rilindje kombëtare.

Kujtoj veçanërisht mësuesit e mi dhe të gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për edukimin e kombit tonë.

Urime!/Demokracia/

Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua

Të nderuar…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, March 7, 2021

 

Të ngjashme