Të gjithë shqiptarët sot më 7 mars, shënojnë Ditën e Mësuesit.
Dita e Mësuesit shënohet sot më 7 mars, si ngjarja më e rëndësishme për arsimin shqiptar, shkruan Demokracia.com
134 vite më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues i pare në këtë shkollë ishte Pandeli Sotiri.
Që nga kjo ditë, “Mësonjëtorja e parë” hyri në histori si dita e hapjes së shkollës së parë dhe shënohet si festë, duke bërë kështu që çdo 7 mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave./Demokracia.com/