Javët r fundit është rritur numri i rasteve pozitive me COVID-19. Aktualisht kemi 689 raste aktiv me këtë virus.
Që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve pozitive me koronavirus është 108.623.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667, nga COVID-19 kanë vdekur 2,267 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.
Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Demokracia.com/