Lajme
68 aksidente trafiku në ditën e Fitër Bajramit, dy të vdekur e shumë të lënduar
Demokracia
09:26 | 03 Maj 2022

Share:

Festa e Fitër Bajramit gjatë ditës së djeshme u shoqërua me aksidente të shumta trafiku. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 68 aksidente.

Nga këto aksidente një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 34 me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

Këto aksidente siç njofton Policia kanë ndodhur në Drenas, Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri.

Në fshatin Gllobar të Drenasit dje rreth orës 14:00 si pasojë e aksidentit një fëmijë 7-vjeçar dhe një grua kanë vdekur.

Ndërkohë, që nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona.

“Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe 3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Të ngjashme