Lajme
656 monedha 2euroshe, 50 dhe 500 euro false u deponuan në një bankë
Demokracia
08:37 | 28 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të falsifikimit të monedhës.

Në fshatin Preoc të Graçanicës një punëtore e një banke ka njoftuar se gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuar.

“FALSIFIKIM I PARASË/Fsh. Preoc, Graqanicë 23.01.2023 – 11:00. Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa në një bankë në Prishtinë deponuar dy kartëmonedha 500€ të falsifikuara.

“FALSIFIKIM I PARASË/Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 26.01.2023 – NN. Ankuesi  kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar se nga persona të panjohur në bankë është deponuar dy kartëmonedha 500€ të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në një bankë në Prishtinë është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50€ e falsifikuar.

“FALSIFIKIM I PARASË/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur në bankë kanë deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50€ e falsifikuar.  Kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Demokracia.com

Të ngjashme