Lifestyle
A ka ndikim hëna e plotë në gjumin tonë?
Demokracia
17:40 | 28 Janar 2021

Share:

Folklori e ka mbushur hënën me shumw përgjegjësi për gjëra si: gjendjet shpirtërore, rritjet e krimit dhe madje edhe për psikoza. Por a mundet që “efekti hënor” të ndërhyjë në gjumë?

Shkencëtarët e kanë kuptuar prej kohësh që aktiviteti njerëzor lehtësohet nga drita, qoftë drita e diellit, drita e hënës apo drita artificiale. Por një studim sugjeron që aftësia jonë për të fjetur ndikohet qartë nga cikli hënor, edhe kur merren parasysh burimet artificiale të dritës, transmeton Demokracia.com

Duke përdorur monitoruesit e kyçit të dorës, studiuesit gjurmuan modelet e gjumit në 98 individë që jetonin në tre komunitete autoktone në Argjentinë gjatë një deri në dy muaj. Një komunitet rural nuk kishte qasje në energji elektrike, një komunitet i dytë rural kishte qasje të kufizuar në energji elektrike, ndërsa një komunitet i tretë ishte vendosur në një mjedis urban dhe kishte qasje të plotë në energji elektrike.

Pjesëmarrësit në të tre komunitetet treguan të njëjtin model të lëkundjeve të gjumit ndërsa hëna përparoi gjatë ciklit të saj 29.5-ditor, me kohëzgjatjen e gjumit që ndryshonte nga 20 deri në më shumë se 90 minuta, dhe kohët e gjumit ndryshonin nga 30 në 80 minuta.

Në secilin komunitet, rritej numri i pjesëmarrësve që flinin më pak dhe qëndronin zgjuar gjatë periudhës tre deri në pesë ditë para hënës së plotë, dhe e kundërta ndodhi në netët që i paraprinë hënës së re, zbuluan autorët./Demokracia.com

 

Të ngjashme