Lifestyle
65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Demokracia
09:38 | 14 Janar 2021

Share:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 65 pacientë të infektuar me COVID-19, 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe 46 janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi.

“65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë marrë trajtim emergjent 182 pacientë, prej të cilëve 23 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

 

Të ngjashme