Lajme
64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë
Demokracia
09:14 | 12 Shkurt 2021

Share:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë të infektuar me COVID-19.

45 nga ta janë në oksigjenoterapi, ndërsa 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe tre të tjerë janë në respirator (CPAP)

“Aktualisht 64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme