Lajme
63 pacientë të Gjilanit me COVID-19 janë në hospitalizim
Demokracia
10:48 | 08 Mars 2021

Share:

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli bëri të ditur 63 pacientë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 13 mijë e 805 mostra, 3 mijë e 951 kanë rezultuar pozitivë, 3 mijë e 646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 63 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat.

Të ngjashme