Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 243 gjoba trafiku, 604 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID, 20 persona janë arrestuar, 16 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit, gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 604 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 është miratuar në gusht të vitit 2020. Ndërsa gjoba për mos mbajtjen e maskës është 35 euro.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 1243 tiketa trafiku si dhe 20 persona janë arrestuar, derisa 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës njofton se kanë ndodhur 10 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente trafiku me dëme materiale.
Sipas policisë, një person është dërguar në vuajtje të dënimit./Demokracia.com/