Auto&Tech
60 vjet më parë, kozmonauti Yuri Gagarin u bë personi i parë në hapësirë
Demokracia
17:18 | 12 Prill 2021

Share:

Më 12 Prill të vitit 1961, kozmonauti Yuri Gagarin u bë personi i parë që preku yjet.

Njëherë e një kohë, mes tensioneve të Luftës së Ftohtë, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik u përfshinë nga Gara Hapësinore. Të dy kombet luftuan për të arritur në hapësirë para tjetrit; inovacion, testim, dështim, dhe përfundimisht, duke patur sukses.

Në këtë ditë 60 vjet më parë, Gagarin hipi në Vostok 1 dhe u nis në qiell. Kjo është një nga arritjet më domethënëse në historinë e njerëzimit, transmeton Demokracia.com.

Anija kozmike u nis nga Baikonur Cosmodrome në 6:07 të mëngjesit, dhe kozmonauti Gagarin përfundoi në orbitë të planetit pas 108 minutash, para se të kthehej në Tokë dhe të ulej në Kazakistan.

Gagarin u bë i njohur në të gjithë botën shumë shpejt, si një hero nga Bashkimi Sovjetik dhe Blloku Lindor. Ai vazhdoi të merrte një numër medaljesh dhe nderimesh, si dhe kishte një karrierë të ndritur në Bashkimin Sovjetik, duke u zgjedhur si deputet i Bashkimit Sovjetik dhe duke u bërë zëvendës drejtor trajnimi i objektit të trajnimit kozmonaut.

Ai vdiq më 27 Mars të vitit 1968, kur një fluturim rutinor stërvitor me instruktorin Vladimir Seryogin përfundoi në një përplasje. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme