Lajme
60 qytetarë votuan në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve
Demokracia
10:45 | 23 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, i ftoi qytetarët në veri të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Në këtë mënyrë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike”, tha Radoniqi gjatë një vizite në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Në këtë vendvotim, sipas tij, deri më tash kanë votuar rreth 60 persona.

“Procesi është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem”, tha Radoniqi.

Të ngjashme