Lajme
60 mijë eurot e Faruk Mujkës? Gruaja e Muzliukajt: Në shtëpinë tonë u gjetën vetëm 1200 euro
Demokracia
18:33 | 14 Korrik 2023

Share:

Bashkë me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj, ish-drejtor komunal për Kadastër, e tash këshilltar i Faton Pecit. Të dy dyshohen për korrupsion gjatë detyrave të tyre.

Më pas u njoftua se në pronat e këtyre dy zyrtarëve janë gjetur 60 mijë euro, por nuk është specifikuar se të kujt ishin ato.

Gruaja e ish-drejtorit, Ria Aliu Muzliukaj, ka publikuar një sqarim në profilin e saj në Facebook, duke thënë se në shtëpinë e tyre nuk janë gjetur 60 mijë euro, por 1200. I bie që paratë e konfiskuara janë gjetur në pronat e Mujkës.

“Kam marr shumë telefonata dhe mesazhe nga familjar dhe miq, për situaten e ndodhur. Dua të ju njoftoj se shuma e përmendur prej 60 mijë euro nuk është gjetur në shtëpinë tonë dhe nuk kanë te bëjne asgjë me ne. Policia ka evidentuar në shtëpinë tonë vetëm 1200 euro, që janë të hyra familjare. Ne besojmë në drejtesi, sikurse qe besojmë në pafajesinē e plotë të Hysenit. E vlerësojmë pozitivisht sjelljen e policisë, e cila kishte qasje profesionale sot në mëngjes”, thuhet në sqarimin e saj.

Të ngjashme
Lajme • 03 Maj 2024