Këshilli i qytetit të Kievit thotë se 60 civilë, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur në qytet që kur Rusia filloi sulmet e saj më shumë se tre javë më parë.
Më shumë se 160 ushtarakë ukrainas dhe luftëtarë kanë vdekur gjithashtu në qytet. Këshilli tha se 889 persona janë plagosur, nga të cilët 241 janë civilë, përfshirë 18 fëmijë, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.
Për më tepër, 36 ndërtesa banimi, gjashtë shkolla dhe katër kopshte janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmet ruse, tha këshilli./Demokracia.com/