Lifestyle
6 zakone të përditshme që shkaktojnë dhimbje shpine
Demokracia
17:11 | 13 Maj 2021

Share:

Dhimbja e shpinës është një nga dhimbjet më të shpeshta tek shumë persona e sidomos tek ata që qëndrojnë ulur pranë kompjuterit 8 orë pune.

Por jo gjithmonë ulja në mënyrë të gabuar është shkaktari I dhimbjeve të shpinës.

Demokracia.com ju sjell gjashtë arsye pse keni dhimbje në shpinë dhe si ta largoni këtë.

1. Ju vishni fustane të ngushta me taka

E dimë që shumica preferoni që të vishni një fustan të ngushtë të shoqëruar me taka të larta për arsye që trupi të duket më bukur, por kjo gjë po shkatërron shpinën tuaj.

Për të mënjanuar dhimbjet e shpinës zgjedhni një fustan ku këmbët tuaja janë të lirshme dhe taka nën dy centimetër.

2. Pini shumë pije të gazuara

Të pish pije të gazuara me sheqer nuk është mënyra më e shëndetshme për të mbajtur energjinë tënde dhe përveç shumë rreziqeve të tjera shëndetësore, ato mund të përkeqësojnë edhe dhimbjen e shpinës. Nëse pini shumë pije të gazuara kjo mund të shkaktojë gurë në veshka, bllokim në sistemin e tretjes dhe këto ndikojnë në dhimbjet e shpinës.

3. Jeni të stresuar

Stresi është shkaktar i sëmundjeve të ndryshme përfshirë këtu edhe dhimbjeve të shpinës për shkak të shtrëngimit të muskujve. Sipas studimeve nëse kaloni të paktën një orë duke u relaksuar ndihmon shumë në përmirësimin e dhimbjeve.

4. Flini në jastëk të gabuar

Zgjedhja e jastëkut ka shumë rëndësi për shtyllën kurrizore. Nëse zgjedhni të flini në një jastëk të madh, ju mund të ndiheni rehat por dhimbjet që do të ju shfaqen më vonë nuk do të jenë të rehatshme. Mënyra më e mirë për të shpëtuar shpinën tuaj është të flini pa jastëk.

5. Ngjisni shkallët shpesh

Ndërsa ngjitja dhe zbritja e shkallëve zakonisht konsiderohet si një zakon i shëndetshëm, nuk është mënyra më e mirë për të qëndruar në formë nëse keni dhimbje të mesit. Nëse vuani nga dhimbje në gju ose shpinë, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të përdorni shkallët si një mënyrë për të ushtruar më shumë.

6. Lexoni në shtrat

Zakoni i leximit të disa faqeve të librit tuaj të preferuar para se të flini mund të çojë në mpirje të shpatullave dhe shpinës tuaj. Kur mbështetemi teksa lexojmë në shtrat, kjo shkakton tension në shpinë dhe muskujve në pjesën e poshtme të shpinës, gjë që çon në dhimbje. Nëse leximi i një libri para se të flini ju ndihmon të relaksoheni pas një dite të ngarkuar, është më mirë të uleni në një karrige. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme