Lajme
6 persona vdesin pas aksidentit në Poloni: Shumica ishin duke fjetur kur autobusi ra në kanal
Demokracia
10:00 | 06 Mars 2021

Share:

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar pas një aksidenti me autobus në pjesën juglindore të Polonisë.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, aksidenti ndodhi gjatë natës pasi autobusi ra në një kanal, përcjell Demokracia.com.

Nga shërbimet shëndetësore kanë konfirmuar se autobusi ishte duke udhëtuar për në Ukrainë dhe në momentin kur ndodhi aksidenti, shumica e udhëtarëve ishin duke fjetur.

“Shumica e udhëtarëve ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, nuk kishin të vendosur rripa të sigurisë, prandaj u lënduan rëndë”, është bërë e ditur.

Autoritetet atje kanë konfirmuar se autobusi ra në kanal pasi goditi një rrethojë./Demokracia.com/

Të ngjashme