Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 26 viktima janë regjistruar sot në Kosovë nga COVID-19, ndërsa 6 viktima kanë qenë të vaksinuar.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën që ka mbajtur sot për media.
“Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese”, ka deklaruar ai.
Vitia ka thënë se nuk ka të dhënë se me sa doza kanë qenë të vaksinuar këta pacientë, megjithëse është shprehur se të gjithë kanë qenë me sëmundje shoqëruese./Demokracia.com/