ShowBiz
“6 muaj me ty, e plotësuar në shpirt!”, Zaimina Vasjari emocionon me fjalët për të birin
Demokracia
21:53 | 22 Shtator 2022

Share:

Disa muaj më parë, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Kamar.

Sot janë bërë gjashtë muaj nga ardhja në jetë e vogëlushit dhe këngëtarja ka shkruar fjalët më të ëmbla për të krahas një një fotoje që tregon takimin e tyre të parë.

“6 muaj me ty, me erën tënde, e plotësuar në shpirt me kaq shumë dashuri. Zoti të dhënë shëndet dhe jetë drita ime.

Mami të do pa fund Kamar!”, ka shkruar Zaimina. Ajo ka ndarë dhe disa fotografi të tjera që ka realizuar së fundmi me të birin, ku shfaqen të dy matchy-matcy.

Të ngjashme