Auto&Tech
6 gjëra që duhet të bëni për të parandaluar vjedhjen e të dhënave tuaja
Demokracia
18:06 | 31 Gusht 2021

Share:

Rreziku i vjedhjes së të dhënave në 2021 është tepër i lartë dhe nëse adresat tuaja nuk janë të mbrojtura, fotografitë, mesazhet ose karta juaj e kreditit mund të jenë në rrezik.

Për të shmangur këto probleme duhet të ndiqni këshillat e listuara më poshtë.

Përdorni Multi-Factor Authentication

Is two-factor authentication (2FA) as secure as it seems?

Gjëja më efektive që ju mund të bëni për të mbrojtur adresat tuaja në platforma të ndryshme është aktivizimi i multi-factor ose two-factor authentication në to. Kjo metodë përdor një informacion të dytë, qoftë ky një kod i dërguar përmes SMS ndërkohë që ju fusni passwordin tuaj.

Përdorni një Password Manager

Është shumë e vërtetë që nuk duhet të përdorni më “password” apo “12345678” si fjalëkalimet tuaja, pasi ato mund të thyhen mjaft lehtë. Të gjithë password-et e adresave tuaja duhet të jenë unike, pra nuk duhet të përdorni një password për të gjitha adresat. Kështu mënyra më e mirë për të gjeneruar password-e të sigurt është përmes një password manager. Për t’i mbajtur mend më pas këto fjalëkalime, mjafton të përdorni LastPass ose KeePass.

Mësoni si të dalloni një phishing attack

Types of phishing attacks and business impact

Klikimi menjëherë në links të ndryshëm mund të jetë “armiku” më i madh i sigurisë tuaj. Gjatë pandemisë u vu re një rritje e sulmeve phishing që përdornin metoda përmes Google Drive. Ne të gjithë mund të biem pre e këtyre mashtrimeve. Gjëja e parë që duhet të bëni para se të klikoni mbi një link që ju ka ardhur, sigurohuni të lexoni mirë, pasi në shumicën e rasteve gjuha e përdorur ka shumë gabime drejtshkrimore.

Update-oni të gjitha aplikacionet që përdorni

Çdo mjet teknologjie që ne përdorim sot është i hapur ndaj sulmeve, që nga aplikacioni i Facebook në smartphone-in tonë e deri tek sistemi operativ që kontrollon llambat smart në shtëpinë tuaj. Fatmirësisht, kompanitë publikojnë dita-ditës update të reja për aplikacionet për të mbrojtur përdoruesit e tyre nga sulme të tilla, prandaj është shumë e rëndësishme të update-oni aplikacionet që përdorni.

Enkriptoni gjithçka

whatsapp encryption notification

Dy platforma mjaft të mira komunikimi që ofrojnë end-to-end encryption janë Signal dhe WhatsApp. Mesazhet, fotot, videot dhe telefonatat janë praktikisht të mbrojtura nga ky enkriptim. Sa më shumë shërbime encrypted të përdorni, aq më të mbrojtur ndaj sulmeve do të jeni. Për të mbrojtur email-et ju mund të përdorni ProtonMail ose adresa dytësore e tretësore, në mënyrë që adresa kryesore të mos jetë e ditur.

Fshini informacionet ekstra që gjenden rreth jush

Adresat e vjetra që ju nuk i përdorni më dhe detajet e login që ato përdorin mund të përdoren kundër teje nëse nuk i fshin ato. Shpesh herë hakerat përdorin detaje të zbuluara nga sulmet më të vjetra për të gjetur kredencialet e reja të adresës që ju përdorni. Duke reduktuar sasinë e informacionit që gjendet rreth jush në internet ju do të jeni më të sigurtë.

 

Të ngjashme