Lajme
585 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
10:20 | 21 Mars 2021

Share:

Janë shqiptuar 585 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 585 tiketa dënimi për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 994 tiketa trafiku dhe janë arrestuar 17 persona, ndërsa 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

PK njofton se kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 me dëme materiale, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./Demokracia/

 

 

Të ngjashme