58 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Pesë pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjenoterapi, ndërsa 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm/Demokracia