Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive.
Siç edhe njoftoi dje kryesuesi Dehari, ajo do të mbahet nesër nga ora 10:00.
Dje dështoi për të tretën herë votimi i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.
Partitë opozitare kanë deklaruar tashmë se Haxhiun nuk e mbështesin për këtë post, ndërsa nga VV kanë thënë se nuk do ta ndërrojnë.
Nesër pritet të shihet se a do të ketë zhbllokim të situatës.