Lajme
KQZ mblidhet nesër, në rend të ditës miratimi i listës së qendrave të votimit
Demokracia
16:53 | 13 Prill 2023

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhje duke nisur nga ora 13:30.

Këtë për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, tha Elezi.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo mbledhje ishte paraparë të mbahej të martën mirëpo u shtye për shkak se anëtarët e KQZ-së kanë kërkuar më shumë informacione për disa pika të rendit të ditës.

Të ngjashme