Lajme
56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale
Demokracia
11:37 | 16 Korrik 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se 56 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 pozitivë në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë, përcjell Demokracia.com.

Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 16 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Pejës me 11 pacientë COVID pozitivë.

Gjithashtu, raportohet se një foshnje me COVID është duke marrë trajtim në Neonatologji.

Njoftimi i plotë:

56 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19 pozitivë në  klinikat Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 16 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë/Demokracia.com/

Të ngjashme