Lajme
557 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
10:34 | 09 Mars 2021

Share:

557 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID, gjatë 24 orëve të fundit.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 është miratuar në gusht të vitit 2020.

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 1361 tiketa trafiku si dhe 16 persona janë arrestuar, derisa gjashtë të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës njofton se kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente trafiku me dëme materiale.

Katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe gjashtë të tjerë janë dërguar në mbajtje, njofton policia e Kosovës./Demokracia/

Të ngjashme