Lajme
553 vjet nga vdekja e Skënderbeut
Demokracia
09:45 | 17 Janar 2021

Share:

Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë, në moshën 63-vjeçare., shkruan KosovaPress.

Gjergj Kastrioti në shumë vende të Evropës konsiderohet si heroi që pengoi Perandorinë Otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër otomanëve në shekullin XV dhe ishte inspirim dhe shembull për prijësit e mëvonshëm. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit.

Arriti të ndalonte për 25 vite me radhë përhapjen e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe të fitonte admirimin e të gjithë Europës Kristiane. Në Shqipëri kujtimi për të është mjaft i gjallë. Në nder të tij mbiemri i tij u kthye ne emër për djemtë.

Gjergj Kastrioti lindi në vitin 1403 në familjen e Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i Krujës dhe Mirditës, dhe e ëma ishte Vojsava. Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Të ngjashme