Lajme
​55 vjeçari përdhunoi 11 vjeçaren në Tiranë, e mitura ishte vetëm në shtëpi
Demokracia
21:09 | 16 Nëntor 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë, ku 55-vjeçari i identifikuar si Astrit Terolli ka përdhunuar 11-vjeçaren. Burime për Euronews bëjnë me dije se Terolli ka qenë shok me babanë e vajzës së mitur. të dy nga Saranda.

55-vjeçari ka shkuar për vizitë te shtëpia e shoku ku ka gjetur vetëm 11-vjeçaren ku dhe e ka përdhunuar.

Denoncimi në polici është bërë nga familja e të miturës, ndërsa akti i kryer nga 55-vjeçari është vërtetuar pas ekspertizës mjeko-ligjore. Gazetari Eni Ferhati bën me dije se sipas informacioneve të para 55-vjeçari nuk ka pranuar para autoriteteve se ka përdhunuar të miturën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Euronews Albania

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024