Lajme
544 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
07:22 | 11 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 544 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara edhe 34 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Janë shëruar edhe 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 61.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 821 mijë e 79 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 100 mijë e 577 të tjerë me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Demokracia.com/

Të ngjashme